Liam Osmani ka hyrë në Shqipëri para 10 ditësh nga Rinasi. Ai u arrestua nga uniformat blu sot në shtëpinë e Big Brother Vip. Mbrëmjen e kaluar Osmani iu bashkua konkurrentëve.
Para hetuesve Liam Osmani ka pretenduar se ka qenë në dijeni të një denoncimi në emër të tij për mashtrim, por jo se ishte dënuar.
Sipas policisë Osmani rezulton i dënuar me 2 vjet e 6 muaj burg për mashtrim biletash në vlerë rreth 6 mijë euro./hej.al