Pas përplasjes fizike me Sarën, Françeska ka treguar një pjesë nga adoleshenca e saj. Ajo rrëfen momentet e vështira kur e kanë bullizuar dhe mbyllur në tualet dhe ngjarja e djeshme ia ka rikujtuar këtë gjë.
Një pjesë nga biseda:
Françeska: Iu kam thënë edhe para 4-5 ditëve kur po iu tregoja historinë time.
Rike: Unë e kuptova çfarë ndjeve ti.
Françeska: Unë i kam thënë Rikes që kur kam qenë adoleshente, kam qenë e bullizuar. Një nga gjërat që më kanë bërë, është që më kanë mbyllur në banjë. Më torturonin në banjo. Duket sikur unë jam viktimë, por nuk jam. Kam qenë dikur, tani jo më. Këto janë gjëra që as familjes time nuk ia kam treguar se janë të rënda. Dje mu rikthye ajo ndjesia./hej.al