Një fushatë e re e modës, i ofroi praktikantes së Shtëpisë së Bardhë, e kthyer në aktiviste, shkrimtare dhe producente, një mënyrë tjetër për të rikrijuar imazhin e saj.
Akti i radhës në karrierën e Monica Lewinsky, praktikantja e Shtëpisë së Bardhë që u kthye në aktiviste, shkrimtare dhe producente kundër bullizmit është modelingu. Zonja Leëinsky është ylli i një fushate të re të prezantuar këtë javë nga Reformation, një markë e modës.
Fushata, e quajtur “Ju keni fuqinë”, synon të promovojë jo vetëm markën, por edhe regjistrimin e votuesve përpara zgjedhjeve të vitit 2024. Monica Lewinsky, 50 vjeç, tha se ishte e kënaqur, me këtë projekt që ishte i fundit i saj në rrugën e drejt vetëpranimit.
“Unë do të shfrytëzoj çdo mundësi që njerëzit të mendojnë se jam e lezetshme“, tha ajo, duke qeshur në një telefonatë nga shtëpia e saj në Los Angeles. Që nga dalja e fushatës, disa njerëz në rrjetet sociale kanë thënë se është hera e parë që kanë dëgjuar për znj. Lewinsky. Të tjerë në rrjetet sociale e kanë quajtur ikonë.
Për Lewinsky-n, e cila nuk ishte fotografuar kurrë për një fushatë mode, kishte disa sfida. “Nuk jam rehat para një kamere,” tha ajo. “Më duket stresuese edhe të zgjedhësh atë që duhet të veshësh”. Për ta ndihmuar atë të pozonte me besim, ekipi i marketingut të “Reformation” ofroi një trajner. “Ai bëri të gjithë ndryshimin,” tha Lewinsky.
“Po mësoj të përballoj stuhinë,” tha ajo. “Kam zbuluar se elasticiteti është një muskul që ju ndërtoni.”
Lewinsky, e cila është një redaktore kontribuese në Vanity Fair,po planifikon që të përfshijë më shumë aktivizëm për çështjet e shëndetit mendor, një rezultat i qëndrimit të saj gati ungjillor ndaj bullizmit. “Kjo është bërë një prioritet për mua,” tha ajo. Hej.al