Ditën e sotme u bënë virale momentet e përplasjes mes princit Leka dhe ish-bashkëshortes së tij, Elia Zaharia.
Kjo e fundit e akuzonte princin se i kishte goditur babain, ndërsa ai e filmonte, kur ajo e godiste atë. Së fundmi në një deklaratë zyrtare nga Oborri Mbretëror është deklaruar se videoja është dorëzuar vetëm në polici dhe ka qenë policia ajo që ka nxjerrë pamjet, pavarësisht se janë konsideruar si sekret.
Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.
Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.
Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë.
Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediat