Një herë e një kohë, vajzave të fshatit iu kushtua një këngë e bukur, e kënduar nga Aida Hisku “Anës e pas anës ooo lumit të fshatit tim, në fusha vijnë vajzat sot, djersa në ballë ju ndrin”. E kemi fjalën për “Vajzat e fshatit tim”, që rivjen herë pas here në kanalet muzikore, spektakle e madje edhe në festa e clube.
Na e kanë kujtuar këtë këngë, në gjithë këto kohë spotet që po njoftojnë fillimin në Vizion Plus të reality show, “Ferma VIP” e producentet Holta Dulaku, ku padiskutim gjëja më e bukur që do të shohim do të jenë vajzat e bukura, sensuale teksa do të duhet të bëjnë punë fshati, tek stallat e kafshëve apo tek sera ku do të duhet të mbjellin e përkujdesen për perimet, apo dhe lulet në oborrin përreth shtëpisë ku do të jetojnë për ditë e ditë me radhë.
Ishin ngacmuse imazhet e Adrola Dushit dhe Çiljeta Xhilagën në këto spote, që na e bënë paksa të qartë se si do të duken në fushë e në punët e Fermës, duke mjelur lopët apo dhitë, duke mbledhur vezët e pulave etj etj, vajzat apo gratë që do të bëhen pjesë e këtij formati. Nuk na është bërë ende e qartë nëse Adrola dhe Çiljeta janë imazhe të përfshira thjesht për spotet komunikuese apo do të jenë dhe dy nga fermeret e këtij formati. Do të duhet të presim fillimin e reality show-t për të zbuluar të vërtetën e për të verifikuar dhe thashethemet e shumta që kanë nisur të qarkullojnë edhe për emra të tjerë vajzash e grashë që do t’i shohim në ekranin e Vizion Plus.
Zërat e mikeshave thonë që aktorja Marjana Kondi po përvesh mëngët për të mjelë lopët. Mbase imazhi ikonik i saj në rolin e Nafies, duke tundur dybekin, e ka qasur emrin e aktores me llojin e këtij spektakli, por nuk e mohojmë që do na pelqente shumë ta shihnim të rikrijuar, një nga rolet e saj më prëfaqësues veçse, këtë herë, duke bërë gjalp prej vërteti. Po tjetër?
Në fakt, janë të shumtë njerëzit qo kanë shprehur dëshirën për të qenë pjesë e fermës më të famshme të Shqipërisë, për ta përjetuar si tërheqje nga jeta aktive, por jo të gjithë do të munden. Mbase, pikërisht prej kësaj dëshire, çdo ditë e më shumë dëgjohet të flitet edhe për aktoren Adelina Muça dhe modelen e sportisten Cindy Morina.
Përtej karrierës personale, e dëgjuar së fundmi edhe për marrëdhënien me të birin e Jozefina Topalit, nëse është e vërtetë, Cindy do të ishte dëshira e çdo ferme, e çdo fermeri dhe, sigurisht, edhe kënaqësia e mijëra syve që do ta shohin modelen e bukur t’i përshtatet jetës së fshatit. Do presim edhe pak, jo vetëm të konfirmojmë emrat e mësipërm, por edhe të shohim të tjerët që do të pasurojnë ekranin me imazhe të pashfaqura më parë.