Të gjithë keni parë fotot e Kate Middleton pas daljes nga spitali, mirëpo ndoshta nuk e keni vënë re një fakt. Asnjë nga ato foto, ku Dukesha duket e ënjtur në fytyrë teksa po rikuperohet nga operacioni, nuk janë publikuar nga mediat britanike. Të gjitha mediat me bazë në Mbretërinë e Bashkuar vendosën që të mos i publikojnë ato pamje për një arsye shumë të fortë.
“Ka foto paparacësh të Princeshës së Uellsit. Ne nuk po i publikojmë për respekt për privatësinë e saj, teksa ajo shërohet nga operacioni që ka kryer.
Me sa di unë, asnjë gazetë tjetër britanike nuk i ka publikuar fotografitë. Pallati mbretëror gjithashtu ka apeluar që Kate të shërohet privatisht – diçka që shtypi britanik e ka respektuar”, ka thënë redaktori mbretëror i ITV, Chris Ship.
Kate Middleton ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale, por nuk janë dhënë më shumë detaje./hej.al