Ushqimi ultra i përpunuar (UPF) është i lidhur drejtpërdrejt me 32 efekte të dëmshme për shëndetin, duke përfshirë një rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, kancerit, diabetit të tipit 2, problemet e shëndetit mendor dhe vdekje e parakohshme.
Këto gjetje vijnë në një kohë kur konsumi i shpejt global i UPF si drithërat, proteinat, pijet me gaz, ushqimet e gatshme dhe ushqimet e shpejta, po rritet me shpejtësi, informon dritare.net.
Në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA, më shumë se gjysma e dietës mesatare tani përbëhet nga ushqime ultra të përpunuara. Për disa, veçanërisht njerëzit që janë më të rinj dhe më të varfër konsumojnë një dietë që përfshin deri në 80% ushqime ultra të përpunuara.
Çfarë është ushqimi ultra i përpunuar?
Shembuj më të qartë janë:
Pije te gazuara
Patetina
Salcice
Byrekë, pica të blera në dyqan
Kofsha pule
Shembuj më pak të dukshëm janë:
Bukë
Drithëra për mëngjes
Kos me fruta
Pije frutash
Produkte dietike
Ushqim për fëmijë
Në fund të fundit, është ushqimi i bërë nga substanca industriale që nuk do t’i gjeni në kuzhinën tuaj, së bashku me aditivë për t’i bërë ato të shijshme.
Rezultatet e këtyre gjetjeve përfshijnë thuajse 10 milionë njerëz. Ekspertët thonë se janë të domosdoshme masat për të synuar dhe reduktuar konsumimin e ushqimeve të përpunuara. Këto gjetje erdhën pas një studimi nga ekspertë të një numri institucionesh kryesore, duke përfshirë Shkollën e Shëndetit Publik Johns Hopkins Bloomberg në SHBA, Universitetin e Sidneit dhe Universitetin e Sorbonës në Francë.
Studimi vuri në dukje se ka pasoja të jashtëzakonshme në shëndet të konsumit të ushqimeve të përpunuara. Më të zakonshmet janë problemet e zemrës, çrregullime te shëndetit mendor dhe rreziky i shtuar i vdekjes së hershme, informon dritare.net.
Këto gjetje janë një alarm për nevojën emergjente për marrjen e masave që mund të reduktojnë konsumin e ushqimeve ultra të përpunuara dhe përmirësimin e shëndetit të njeriut, thonë ekspertët.
Ushqimet ultra të përpunuara, duke përfshirë produktet e pjekura dhe ushqimet e paketuara, pijet me gaz, drithërat me sheqer dhe ushqimet e gatshme ose gjysme të gatshme, i nënshtrohen proceseve të shumta industriale dhe shpesh përmbajnë ngjyra, aromatizues dhe produkte të tjera të pashëndetshme. Këto produkte gjithashtu kanë shumë sheqer, yndyrë dhe/ose kripë të shtuar, por kanë shumë pak vitamina dhe fibra.
“Shumica e ushqimeve ultra të përpunuara nuk janë ushqim. Është një substancë ushqimore e prodhuar në mënyrë industriale”, tha shkencëtarja braziliane Fernanda Rauber.
Asnjë nga studimet e mëparshme nuk kishte nxjerrë në pah rezultate kaq të rëndësishme për ndikimin negativ të ushqimeve të përpunuara në shëndet.
Studiuesit mblodhën prova të 45 meta-analizave të ndryshme të bashkuara nga 14 artikuj me rezultate që tregonin ndikimin negativ të ushqimeve të përpunuara në shëndet, shkruan dritare.net.
Artikujt u botuan të gjithë në tre vitet e fundit dhe përfshinin 9.9 milionë njerëz. Asnjë nuk u financua nga kompanitë e përfshira në prodhimin e ushqimeve të përpunuara.
Në përgjithësi, rezultatet tregojnë se ekspozimi më i lartë ndaj ushqimeve të përpunuara lidhet me një rrezik në rritje të 32 pasojave negative shëndetësore, raportoi BMJ.
Provat bindëse treguan se konsumi i ushqimeve të përpunuara rrit me 50% rrezikun e vdekjes si pasojë e sëmundjeve kardiovaskulare, rrezik 48 deri në 53% më të lartë të ankthit dhe çrregullimeve të zakonshme mendore dhe një rrezik 12% më të madh të diabetit të tipit 2.
Provat treguan gjithashtu se konsumi i ushqimeve ultra të përpunuara kanë një rrezik 21% më të lartë të vdekjes nga çdo shkak, një rritje prej 40 deri në 66% vdekjen nga sëmundjet e zemrës, obezitetin, diabetin e tipit 2 dhe problemet e gjumit dhe një rritje prej 22% për t’u prekur nga depresioni./hej.al