Çdo vit për Ramazan, miliona myslimanë në të gjithë botën agjërojnë për 30 ditë nga mëngjesi në mbrëmje. Por ky muaj është shumë më tepër se thjesht kufizim i të ngrënit apo të pirit. Sipas librit të shenjtë të myslimanëve, Kuranit, muaji i Ramazanit dhe agjërimi janë momentet që e afrojnë më shumë njeriun me Krijuesin.
Njëri prej veprimeve të mëposhtme i kryer nga personi i agjëruar në muajin e ramazanit, pa qenë i detyruar, pa harruar, në mënyrë të vetëdijshme e të ndërgjegjshme, kërkon edhe zëvendësimin (kazanë) e agjërimit të prishur, edhe kundërshpërblimin përkatës:
* Kryerja e marrëdhënieve seksuale.
* Ngrënia, pirja dhe përdorimi i ilaçeve.
* Gëlltitja me dashje e shiut, borës dhe breshërit të hyrë në gojë pa dashje.
* Pirja e duhanit, thithja e tymrave ose avujve, thithja e opiumit (e pluhurave ose avujve të lëndëve narkotike).
* Ngrënia e dhjamit, pastërmasë ose mishit të gjallë.
* Gëlltitja e një gjëje të vogël sa një kokërr susami ose gruri të mbetur ndër dhëmbë nuk e prish agjërimin. Por po qe se e njëjta gjë futet në gojë nga jashtë dhe gëlltitet, e prish agjërimin dhe kërkon edhe zëvendësimin e tij, edhe kundërshpërblim. Ndërkaq, agjërimi s’prishet nëse një gjë e tillë vetëm sa përtypet në gojë, sepse gjëja thërrmohet, shkrihet, përhapet e humbet në gojë. Por nëse shija e saj shkon dhe ndjehet në grykë, agjërimi prishet.
* Po qe se një gjë sa një kokërr qiqër e mbetur ndër dhëmbë nxirret jashtë dhe pastaj futet në gojë dhe hahet, agjërimi prishet, por, sipas pikëpamjes zyrtare, nuk kërkon kundërshpërblim, sepse ngrënia e një gjëje të tillë dhe në këto kushte është e jashtëzakonshme.
Gratë që janë shtatzënë, me menstruacione ose ushqejnë fëmijën me gji nuk duhet të agjërojnë. Nëse e nisni periudhën tuaj gjatë agjërimit të Ramazanit, agjërimi është i prishur dhe duhet të kompensoni më vonë./hej.al