Dhoma e Përfaqësuesve në Senatin Amerikan miratoi të mërkurën një projektligj që mund të ndalojë përdorimin e aplikacionit TikTok në SHBA.
Vitin e kaluar, ligjvënësit e Senatit propozuan legjislacion për shtrëngimin e TikTok, por shkaktuan shqetësime se ai mund t’i jepte degës ekzekutive shumë pushtet. Përpjekjet për të ndaluar TikTok-un datojnë që nga administrata Trump, e cila përdori një sërë urdhrash ekzekutivë në përpjekje për të detyruar AppStore dhe PlayStore që të mos e nxjerrin TikTok-un si aplikacion për t’u shkarkuar dhe për ta detyruar të shkëputet nga kompania mëmë kineze, ByteDance.
Këto përpjekje ngecën mes sfidave ligjore, por e shtynë TikTok-un të angazhohej në negociata me qeverinë amerikane se si mund të siguronte të dhënat personale të amerikanëve. Këto bisedime janë në vazhdim, edhe pse TikTok ka lëvizur për të ruajtur të dhënat e përdoruesve amerikanë në serverët me bazë në SHBA, të kontrolluar nga gjigandi i teknologjisë Oracle./hej.al