Nga Ermal Peçi
Skandali që mbërtheu Familjen Mbretërore në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave shqiptare, duke e kthyer në kryefjalën e ditës. Lajmi që Princ Leka kishte denoncuar për dhunë ish-bashkëshorten e tij dhe ish-vjehrrin, tërhoqi vëmendjen e çdo qytetari. Në kontekstin maskilist që është shoqëria shqiptare kjo nuk u mor si një hap emancipues dhe fisnik i Princit, por si dobësi e tij. Hapat ligjorë që kishte ndërmarrë Princi ishin hapa të një njeriu, i cili beson tek shteti dhe institucionet dhe kjo tregon për mënyrën se si është rritur Princi, por tek ato institucione që ai besoi ato ishin të parat që e tradhtuan. E tradhtuan duke shpërndarë në media provat që ai kishte depozituar në polici për dhunën e ushtruar ndaj tij.
Familja Mbretërore mohoi në çdo mënyrë që video të kishte dalë nga njerëzit e saj ose të afërmit e Princit, pasi menjëherë në media u propagandua që video doli nga njerëzit e afërt të Princit. Po kujt do i interesonte në fakt që figura e Princit të sulmohej dhe të denigrohej në sytë e publikut. Kjo është pyetja që duhet shtruar përtej asaj që përthith opinioni publik si lajm fast food. Përgjigja është e thjeshtë Të Majtëve, sepse që në kontekste historike dhe në komunizën, por edhe në demokracinë hibride figura e familjes mbretërore në pjesën më të madhe të rasteve i është hedhur baltë pa të drejtë. Janë përpjekur me çdo mjet që figurën e
Mbretit Zog, por dhe të Princit Leka Zogu ta kthejnë sa më shumë qesharake në sytë e publikut, por edhe t’i veshin të pavarëteta historike. Sikur mos të mjaftonte vetëm ky këndvështrim për këtë ngjarje, mjaftojmë të pyesim përsëri përtej asaj që shohim: Kujt i shërben zhvendosja e vëmendjes së qytetarëve nga lajmi i vërtetë që e ka emrin SPAK?! Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Nuk ka ndodhur kurrë që një qeveri e tillë të ketë dy ekipe futbolli pas hekurave për korrupsion dhe mashtrime, por gjithashtu dhe një ekip, i cili çdo ditë shkon në dyert e SPAK. Afera e Inceneratorëve. një skemë mafioze e korruptive, e cila po grryen paratë e shqiptarëve. Një skemë, e cila ka qenë e lidhur me qeverinë në çdo organ të qeverisë që nga niveli lokal e deri tek ai ekzekutiv. Ka përfshirë çdo funksionar të lartë të qeverisë Rama.
Vajta e Gjiknurit në dyert e SPAK, një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, vajta e Niko Peleshit, ministrit të Mbrojtjes në dyert e SPAK përsëri për inceneratorët, por gjithashtu edhe e ministrit Mete tregon një qeveri, e cila është e rënë moralisht në sytë e shqiptarëve, por dhe e damkosur si një qeveri hajdutësh. E në të gjithë këtë paradë që qeveria e Ramës zhvillon për aferën korruptive të inceneratorëve, propagandës, i duhej një mjet shpërqëndrimi. E shpërqëndrimi ishte dalja në media e videos së dhunshme e Princit nga ish-bashkëshortja e tij dhe nga ish-vjehrri, sepse duke njohur ambientin social ku jetojmë ishte e vetmja mënyrë për të larguar vëmendjen nga vjedhjet e kësaj qeverie, por edhe nga parada e qeverisë Rama në dyert e SPAK.