Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e Zi.
Sipas mediave vendase, lëkundjet janë ndier rreth orës 04:06 të mëngjes, me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter. Po ashtu, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 72 kilometra nga Podgorica dhe 28 kilometra nga Nikshiqi. Ndërsa lëkundjet e tërmetit janë ndier edhe në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Deri më tani nuk raportohet për dëme./hej.al