Në Gjykatën Civile të Tiranës u zhvillua seanca për Princ Lekën dhe Elia Zaharinë, tashmë në proces divorci. Në këtë seancë të pajtimit është paraqitur Elia Zaharia, e cila shoqërohet nga avokati i saj Adriatik Bocaj. Ndërkohë, Princ Leka nuk është i pranishëm, por vetëm avokati i tij Aranit Roshi.
Palët janë pyetur nëse martesës së tyre do t’i jepet edhe një shans, në të kundërt çështja kalon në seanca gjyqësore për zgjidhje martese./hej.al