Kjo është temperatura më e lartë termike e regjistruar që kur Sistemi i Paralajmërimeve Rio filloi të niste matjet në vitin 2014, tha në një raport Qendra e Operacioneve Rio (COR). Banorët u dyndën në plazhe dhe pishina në përpjekje për të lehtësuar nxehtësinë, ndërsa të tjerë thanë se ndonjëherë nuk ka ujë të mjaftueshëm për të pirë apo për t’u larë në mes të temperaturave të larta.
Sipas raportit të COR, “ndjesia termike është një indeks nxehtësie i llogaritur nga të dhënat e temperaturës dhe lagështisë relative. Sa më e lartë të jetë temperatura dhe lagështia relative, aq më e madhe është ndjesia e nxehtësisë në atë rajon.”
Një valë e të nxehtit që mbyti Brazilin vendosi rekorde të reja të dielën, me indeksin e nxehtësisë në Rio de Zhaneiro që arriti në 62.3 gradë Celsius, më i larti në një dekadë, thanë autoritetet e motit./hej.al