Në Korenë e Jugut, Joriwon është shumë i popullarizuar në mesin e nënave të reja, pasi ajo është një struktur e krijuar posaçërisht për to për t’i mbështetur ato në javët e para të jetës së të porsalindurit.
Gjatë qëndrimit të tyre ato mund të marrin pjesë në kurse për kujdesin ndaj fëmijëve, por edhe të pushojnë me masazhe dhe trajtime. Ndërkohë infermierët kujdesen për të vegjlit 24 orë në ditë.
Joriwon nuk është e re vitet e fundit: ato kanë lindur në mesin e viteve ’90, por sot pothuajse 8 nga 10 nëna të reja mbështeten tek këto struktura.
Një qëndrim mund të kushtojë nga disa mijëra deri në dhjetëra mijëra dollarë, në varësi të kohëzgjatjes dhe nivelit të “luksit” të vetë strukturës: ka të dyja strukturat private (si “St. Park” në Seul që shihni në foto) dhe ato publike, të cilat megjithatë kanë gjithmonë lista të gjata pritjeje.
Ne e shohim atë potencialisht një ide të mirë, sigurisht jo të aksesueshme për të gjithë, por që lejon nënat e reja të ndihen të mirëpritura dhe të kuptuara brenda një hapësire të përshtatur për to dhe fëmijët e tyre./hej.al