Nga kjo javë Italia vendosi të aplikojë “bonusin psikologjik”.
Një kontribut financiar që ndihmon njerëzit të mbulojnë kostot e një terapie psikologjike. Bonusi ju lejon të merrni një maksimum deri në 1500 euro për person dhe do të paguhet në bazë të renditjeve specifike që marrin parasysh të ardhurat e familjeve. Mund të aplikoni për ta marrë atë deri më 31 maj 2024. Të gjithë personat me ISEE deri në 50 mijë euro mund të aplikojnë për bonus. Kërkesa duhet të bëhet në faqen e internetit të INPS nën titullin “Kontributi në seancat e psikoterapisë” ose me telefon, duke telefonuar në Qendrën e Kontaktit në numrin pa pagesë 803 164 (falas nga telefoni fiks) ose në 06 164 164 (me tarifë nga një rrjet celular)./hej.al