Rrjeti i Zgjidhjeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së ka publikuar listën e vendeve më të lumtura në botë, ku edhe këtë vit kryeson Finlanda për të shtatin vit radhazi. I fundi në listë renditet, Afganistani, ndërsa në vendet e rajonit, Shqipëria renditet në vendin e 83-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 87, ndërsa Kosova në vendin e 34.
Çfarë tregojnë të dhënat e fundit për renditjen e vendeve?
Së pari, ka ende shumë konsistencë nga viti në vit në mënyrën se si njerëzit e vlerësojnë jetën e tyre në vende të ndryshme, dhe renditjet bazohen në një mesatare trevjeçare, ka informacione të bartura nga një vit në tjetrin. Së dyti, mbetet një hendek i madh midis vendeve të larta dhe të poshtme, plot gjashtë pikë (në shkallën 0 deri në 10) midis Finlandës në krye dhe Afganistanit në fund.
Rezultatet e lumturisë bazohen në popullsinë rezidente në secilin vend, në vend të shtetësisë së tyre ose vendit të lindjes./hej.al