Nga Malvina Tare
Të martën ishte Bigu, të hënën Egla u shpreh dhe tregoi gjatë lojës se kishte përjetuar një rast ngacmimi seksual në punë. Ajo shkoi më tej duke e identifikuar rastin konkretisht me vendin e punës ku kishte aplikuar dhe personin që e kishte ngacmuar. Sipas dëshmisë së saj portalet shpërthyen në tituj, duke identifikuar si Sajmir Kodrën personazhin e njohur publik, i cili 25 vite më parë kishte tentuar me një studente 22 vjeçare, e cila kërkonte një punë gjatë studimeve të saj.
Ishte një deklaratë e bujshme dhe e guximshme në një kohë që shumë vajza vuajnë në lëkurë shantazhin e ngacmimit seksual në vendin e punës, ose ndonjëherë më keq akoma bëhen të dashurat “besnike” të pronarëve të tyre.
Egla e tha copë se kush ishte personi dhe u shpreh pa dorashka se këta njerëz duhen thënë me emër e mbiemër.
Egla u deklarua pas 25 vjetësh dhe pikërisht në programin më të ndjekur në Shqipëri për momentin. Pra ishte një denoncim.
Nga ana tjetër Sajmir Kodra deklaroi se kjo çështje tani më i përket gjykatës dhe se Egla do detyrohet të mbroj me fakte akuzën e saj. E ndërsa shumë të tjerë e vunë në pikëpyetje se pas 25 vjetësh nuk ka më vlerë akuza. Pra, vitet dhe koha shbëkan një ngacmin seksual?
Po çfarë po ndodh në ShBA kur producentë e regjisorë po futen pas hekurave pas denoncimeve dhe akuzave nga vetë aktoret e njohura me famë botërore, të cilat janë abuzuar seksualisht, e në rastin më të keq edhe janë shfrytëzuar e përdhunuar për hir të famës, apo projekteve të punës.
Çfarë e bën Eglën të ketë më pak të drejtë se këto aktore të Hollivudit, për të denoncuar publikisht?
Apo në Shqipëri 3 ditë zgjat çudia më e madhe? Fiks 3 ditë dhe veç Einxhel Shkira asnjë blogere, grua, a influencere nuk tha ndonjë gjysëm fjale në mbrojtje. Pra askush nuk do të dalë jashtë kornizës edhe kur kolegia, mikja, shoqja e tyre rrëfen një moment ngacmimi. Dhe sa e vështirë duhet të ketë qenë për të fiks në atë moment derisa ende sot e ruan atë kujtim të shëmtuar kur kërkonte punë për herë të parë.
Por, i gjithë publiku dhe opinioni pa emër e famë, por me të drejtën dhe të vërtetën e asaj që shohin çdo ditë dhe heshtin. I dhanë të drejtë. Opinioni publik e beson Eglën. Askush nuk mund të ketë prova fizike dhe materiale kur dikush përpiqet të përfitojë me dashakeqësi nga një studente që është në kërkim të një pune.
Por, opinioni nuk do prova, opinioni është me Eglën, sepse provat i kanë përpara syve çdo ditë./hej.al