Ikja nga e jeta e poetit të madh shqiptar Jorgo Papingji, ka trishtuar shumë artistë të cilët kanë pasur fatin të punojnë me të. “Mjeshtri i Madh” ka qenë autor i shumë teksteve që sot interpretohen dhe këndohen ndër breza. Kujtojmë këtu këngën e të gjithë fëmijëve që pavarësisht viteve ajo nuk humbet kurrë “hapa dollapa”.
Të shumtë janë artistët të cilët në rrjete sociale kanë shprehur ngushëllime mbi ikjen e artistit të pazëvendësueshëm.
“Qofsh i parajsës Jorgo Papingji. Ngushëllime familjes që humbën njeriun e shtrenjtë! Do të të kujtoj gjithmonë me shumë respekt për gjithë çfarë ti i dhe artit shqiptar! Mirënjohëse që dy nga poezitë më të ndjera e të bukura të repertorit tim “Kur humba një dashuri” e “ Përse të dua” mbajnë emrin tënd! E shoqërova foton me ato që na le kujtim, këngët që kanë emocionuar breza të tërë dhe që janë arsyeja pse ti do kujtohesh gjatë me dashuri dhe pas ikjes nga kjo bote”, ka shkruar këngëtarja Manjola Nallbani në Instagram.
“U prehsh në paqe mjeshtër i madh i penës profesor Jorgo Papingji!”, ka shkruar këngëtarja Ledina Çelo.
“Profesor, atë emision nuk do ta harroj kurrë. Një Shqipëri e tërë u çua për ty dhe ne ja dolëm të të kthenim buzëqeshjen. Jam me fat që kam folur me ty, faleminderit për tekstet e tua dhe shpirtin tënd. Do i mungosh muzikës”, ka shkruar këngëtarja Evi Reçi.
“Sa më trishtoi ky lajm! U prehsh në paqe mjeshtër i fjalës Jorgo Papingji! Të jam mirënjohëse gjithë jetën për bashkëpunimin! Tekstet e tua në këngët e mija dhe të shumë artistëve shqiptarë të bëjnë të përjetshëm për gjithë brezat që do vijnë! U prehsh në paqe!”, shkruan artistja Eli Fara.
“E dua, një dorë që t’a shtrëngoj T’a mbaj në dirën time e të them se po jetoj! Lajtmotivi i ditëve tona, pikerisht sot kur jeta është bërë kaq e rrëmbyer, këto vargje tê kenges “Jetoj” marrin kaq shumë kuptim.
Vargjet e Jorgos janë vargje shpirti.
Kur kthej kokên mbas e shoh sa shumë ai ka shkruar për mua, e konsideroj veten me fat. Kam pasur mundesi ti këndoj atdhedashurise nêpêrmjet këngës “S’jam tribu” Pata mundesinë të shpalos dhimbje pêr botên e shkatêrruar nêpêrmjet këngês “Ku po shkon kjo bote “. Pata mundësinë ti këndoj Kaçakut falë mjeshtërisë sê tij që në mênyrë aq fine, mori fjalët e kêngêve të traditës e ktheu në poezi dashurie si kênga “Cimica”. Pata mundesinë falë penês së artë. Kanë kaluar kaq shumë vite e unë sot i kêndoj mes brezave.
Sot i quajmë hite, por në kohën kur janë krijuar,kanë qënë kêngë tê dala sinqerisht, pa menduar hitin. Mirenjohëse pêr cdo sekondë që Jorgo punoi me mua. Më besoi vargje të thella, që i rezistuan kohës, pikërisht se janë pa kohë, pa modë e pa moment. Siç i ja ka ndjerë shpirti . Çfare tjetër duhet për të lênë shenjën tënde ? Shenjë që nuk e shlyen asnjë kohë. Gjenial !
LAMTUMIRÊ MJESHTÊR. I DHE KAQ SHUMË MUZIKËS DUKE I DHËNÊ VARGJE TË PAHARRUESHME. PËR SHUME ARTISTE.
Autor i 4 mijë këngeve. Një pasuri e madhe pêr ne! Jam e lumtur që i dhashë mirenjohjen e thellê sa ishte ketu fizikisht. E desha e më donte shumë. Më hidheroi ky lajm. Kishte kohë që ishte i pamundur . Arrita ti marr një tjetër xhevahir të tij pêr albumin e fundit. Edhe pse i pamundur, pêrsêri ishte gati të më jepte nga shpirti.i tij”, ka qenë shkrimi i gjatë dhe i ndjerë i këngëtares Aurela Gaçe.