Kryeministri britanik Rishi Sunak ka shprehur mbështetjen për Kate Middleton pas njoftimit të saj se ishte diagnostikuar me kancer dhe ishte në fazat e hershme të kimioterapisë.
Sunak është shprehur se Princesha është trajtuar parejtësisht nga mediat gjatë ditëve të fundit dhe se duhet lënë e qetë që të fokusohet në trajtimin e saj.
“Mendimet e mia janë me Princeshën e Uellsit, Princin e Uellsit, familjen mbretërore dhe në veçanti tre fëmijët e saj në këtë kohë të vështirë. Princesha e Uellsit ka dashurinë dhe mbështetjen e të gjithë vendit ndërsa vazhdon rikuperimin e saj. Ajo ka treguar një guxim të jashtëzakonshëm me deklaratën e saj sot. Javët e fundit ajo i është nënshtruar një kontrolli intensiv dhe është trajtuar padrejtësisht nga mediat në mbarë botën dhe në rrjetet sociale. Kur bëhet fjalë për çështjet e shëndetit, si të gjithë përndryshe, asaj duhet t’i jepet privatësia për t’u fokusuar në trajtimin e saj dhe për të qenë me familjen e saj të dashur. Unë e di që flas për të gjithë vendin duke i uruar një shërim të plotë dhe të shpejtë dhe mezi pres ta shoh përsëri në detyrë kur të jetë mirë”.