Anne Hathaway ka folur për vuajtjen e një aborti në vitin 2015 ndërsa luante rolin si një grua shtatzënë në një shfaqje. Në një intervistë për Vanity Fair, aktorja 41-vjeçare tha se shtatzënia e saj e parë “nuk funksionoi”, duke shtuar: “Po bëja një shfaqje dhe më duhej të lindja në skenë çdo natë”.
Hathaway, e cila që atëherë ka pasur dy djem, thotë se gjatë shfaqjes gjashtë javore, ajo “u shtir se gjithçka ishte mirë”. Por ajo thotë se shoqeve i ka thënë të vërtetën kur e kanë vizituar në prapaskenë.
Ylli i “Devil Wears Prada” mirëpriti djalin e saj të parë, Jonathan, me bashkëshortin Adam Shulman në mars 2016. Në një postim në Instagram në korrik 2019, Hathaway njoftoi se ishte përsëri shtatzënë. Por ajo gjithashtu përdori postimin për të treguar betejat e saj për fertilitet.
“Nuk është për një film”, ka shkruar ajo krahas një fotoje. “Të gjitha shakatë mënjanë, për këdo që kalon nëpër infertilitet dhe ferr ngjizje, të lutem dije se nuk ishte një rrugë e drejtë për asnjërën nga shtatzënitë e mia. Të dërgoj dashuri shtesë.”/hej.al