Gjithçka është gati për të pritur në Tiranë edicionin e njëzetë të Festivalit Ndërkombëtar Të Vokalit Operistik “Marie Kraja”, që do të zhvillohet në Tiranë në datat 28-29 Mars.
Gjashtëmbëdhjetë konkurrentë, nga e gjithë bota do të garojnë për të marrë çmimin që mban emrin e themelueses së operës shqiptare “Marie Kraja”. Ata do të gjykohen nga një juri ndërkombëtare, e përbërë prej disa prej drejtuesve të operave tëmëdha evropiane, menaxherë artistikë nga më të rëndësishmit, duke u dhënë pjesëmarrësve mundësinë të bëjnë hapa tëvlefshëm në karrierën e tyre të ardhshme
Në edicionin e tij të njëzetë festivali “Marie Kraja” është bërë i kërkuar për artistët e rinj nga e gjithë bota, duke u renditur nëfestivalet më të preferuara për nga niveli i organizimit, ishoqëruar dhe nga orkestra e Radio Televizionit Shqiptar dhe një transmetim të drejtëpërdrejtë në Telezionin Kombëtar Top Channel.
Në natën e parë, 27 mars, pa praninë e publikut këngëtarët do të konkurojnë vetëm përpara jurisë, ku në qetësinë e duhur do tëvlerësohen teknikisht. Kurse dy netët e tjera do të jenë tëndërtuara në formën e spektaklit, i cili në sajë të bashkëpunimit me Top Channel, gjatë të dyja netëve do të mund të shijohet ngatë gjithë, me regjinë e Redi Trenit. Dirigjenti i orkestrës dhe gjithashtu Drejtor Artistik i Festivalit vjen nga Anglia dhe edhepër këtë vit është i mirënjohuri Martin Andre, tashmë një ngaemrat bazë të festivalit. Për të prezantuar Festivalin rikthehetedhe njëherë sopranoja e njohur shqiptare Enkeleda Kamani, e cila e ka këtë Festival si biletën e saj të fatit, ku pas fitores nëvitin 2015 iu hapën dyert e skenave të mëdha evropiane. Tanirikthehet jo vetëm si prezantuese, por dhe për të kënduar. Ashtusi vitin e shkuar do të shoqërohet në prezantim nga gazetari dhemoderatori i njohur Blendi Salaj ndërsa Vikena Kamenica, përveçse anëtare jurie, do t’i bashkohet Blendit për të komentuarperformancat e finalistëve.
Këngëtarët lirikë do të konkurojnë në dy disiplina: gara e arievedhe ajo e këngës. Këngët lirike, më të njohurat e më të dashurate repertorit botëror dhe shqiptar do të vijnë në formën e dueteve. Natën e parë duetet do t’i realizojnë me njëri tjetrin, kurse nëfinale ata do të këndojnë me artistët të të njohur të muzikës sëlehtë shqiptare. Emra të njohur si Eneda Tarifa, Elhaida Dani, Kamela Islamaj, Venera Lumani, Lind Islami, Era Rusi, KejsiTola dhe Enxhi Nasufi do të këndojnë krah këngëtarëveoperistikë në garë dhe pa dyshim kjo është një nga pjesët qëmezi po priten nga publiku i këtij festivali.
Përveç misionit të tij kryesor, garës dhe promovimit të talentevetë reja, festivali “Marie Kraja” është dhe dy netë koncertore përt’u shijuar në sallën e Teatrit të Operës dhe Baletit.
Një juri prestigjioze
Juria është e përbërë nga: Cecilia Gasdia, Drejtore e Përgjithshme dhe Drejtore Artistike e “Arena di Verona Foundation” (kryetare e jurisë); Zana Çela, Presidente and Themeluese e “Marie Kraja”; Alessandro Ariosi, President i“Ariosi Artists Management” Los Angeles; Christoph Seuferle , Drejtor i Deutsche Oper of Berlin; Tobias Hasan, Drejtor iStaatsoper Unter Den Linden, Berlin; Karen Stone, Presidente e“Opera Europa”, Bruksel; Julia Lagahuzère, Drejtore e Pergjithshme e “Opera for Peace”, Paris; Erik Malmquist, Casting Manager i “Bayerische Staatsoper”, Munich; ErvisGega, Drejtore Artistike e Fondacionit Villa Musica Rheinland-Pfalz; John Allison, Editor i Opera Magazine, Londër dheVikena Kamenica Mezzosoprano në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.