Një urë në Baltimore, SHBA është shembur mëngjesin e sotëm pasi është goditur nga një anije mallrash, citon BBC. Ende nuk dihet numri të lënduarve ndërsa pamjet tregojnë urën e gjatë 2.5 km duke rënë pas përplasjes nga anija me kontejnerë duke bërë që disa automjete me njerëz brenda të binin në ujë.
Ura me katër korsi shtrihet mbi lumin Patapsco dhe shërben si kalimi më i jashtëm i portit të Baltimores dhe një lidhje thelbësore e Interstate-695, ose Rripi i Baltimores./hej.al