Ndonëse pushimet e verës nuk kanë ardhur akoma, kjo nuk është mjaftueshëm arsye penguese për cilindo që të do të kalojë një fundjavë larg shtëpisë, punës dhe angazhimeve të përditshme. Mund të jetë një destinacion dikur afër në Europë, mund të jetë një vend që e vizitoni për të herë të parë, një nga makthet më shqetësuese, sidomos për gratë është sistemimi i rrobave në valixhe.
Veshje, çanta, këpucë, aksesorë, pajisje fotografike, elektronike…Lista mund të vazhdojë akoma nëse jeni tipi i vajzave të fiksuara që duan gjithçka të sigurt dhe me vete, sa herë arratisen nga shtëpia.
Por, ka një metodë që duket se ju shpëton nga ky shqetësim! Quhet “metoda 333”që duket se ka tërhequr jo pak njerëz në TikTok që prej ditës së parë që është prezantuar si ide. Interesi ka qenë i madh sepse njerëzit që e praktikojnë si metodë, kanë më pak dhimbje koke dhe stres për sistemimin e rrobave në valixhe, pak orë përpara një udhëtimi.
Çfarë është kjo metodë?
Koncepti është mjaft i thjeshtë: Zgjidhni tre veshje të sipërme, tre të poshtme dhe tre palë këpucë për të krijuar kombinime të ndryshme stili. Ju mund të merrni gjërat që shihni si më të nevojshme dhe të gjitha brenda valixhes së dorës, pa pasur frikë se keni harruar diçka të nevojshme apo pa pasur dyshimet se realisht keni nevojë për një veshje shtesë, një çantë apo aksesorë të tjerë.
Rregulli 333 ndihmon në adresimin e frikës nga paketimin e tepërt, duke i orientuar njerëzit drejt sistemimit dhe paketimit të gjërave më të nevojshme.
Nëse shikoni në TikTok, do të gjeni video të pafundme të udhëtarëve që tregojnë të gjitha veshjet e ndryshme të pushimeve që arrijnë të bëjnë me nëntë element kryesorë.
Cila është mënyra më e mirë për ta bërë atë të funksionojë?
Për të maksimizuar potencialin tuaj të veshjes, është e dobishme të zgjidhni tre veshje të sipërme, si pulovra apo bluze që janë lehtësisht ët kombinueshme. Shtojini këtyre pantallona, funde, si edhe tre palë këpucë dhe gati për të shijuar aventuarën tuaj të radhës./hej.al