E ftuar në “Big Brother Radio” ish-banorja e “BBV2”, Olta Gixhari analizoi banorët dhe situatat brenda shtëpisë. Olta zbuloi edhe emrat e banorëve që ajo sheh në finale.
“Mendoj Meritonin për shkak të kauzës që ka. Uroj që kur të vijë ai moment, mos të dalë të shkojë pas të dashurës së tij. Shoh në finale Julin padiskutim, Heidin, Romeon si një përfaqësues i denjë i djalit të mirë. Jam mes Jetmirit dhe Françeskës.E marr të mirëqenë që Egla nuk hyn, nëse rihyn mendoj se do e fitojë pastaj.“, tha Olta./hej.al