Babai i Sara Gjordenit, Artur Gjordeni ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë. Lajmin e ka konfirmuar vetë ish-banorja e Big Brother Vip 3, Sara, parmes një postimi në rrjetet sociale.
Ja çfarë shkruan Sara tashmë në një postim në rrjetet sociale!
“Dy fjalë për dashamirësit e mi përpara se të marr kohën time për t’u qetësuar:
Artur Gjordeni vuante prej mëse 20 vitesh nga një sëmundje e pashërueshme e stomakut. Këtë mund ta konfirmojë lehtësisht çdo mjek i mundshëm i spitalit rajonal Berat, pasi aty kurohej prej më shumë se dy dekadash regullisht.
Nëse nuk keni informacione mbi shkakun e tij të vdekjes, mos hidhni akuza
ABSURDE.
Shkaku i tij i vdekjes ishte dëmtimi i parikuperueshëm i stomakut dhe mëlçisë.
Te afërmit e tij e prisnin ketë ditë prej muajsh…
Vërtetë ai nuk bëri anjë përpjekje 27 vjet të ishte pranë meje, por ndarja e tij nga jeta duhet respektuar si nga Unë, ashtu edhe ju! Për ata që hedhin vrer edhe në një ditë të tillë kaq delikate, kam vetëm dy fjalë nga shpirti:
Ju dalshin hakat e mia aty ku ju dhemb më shumë! Hallet e mia ju rafshin që nesër mbi kokë që vendosni të ma shtoni dhimbjen me akuza dhe ofendime !
ZOTI NA SHEH TË GJITHËVE”, shkruan Sara./