Sipas studimeve të fundit realizuar nga “Queen’s Room Reading”, nëse lexon një libër vetëm 5 minuta në ditë, mirëqenia e shëndetit mendor përmirësohet me 20%.
The Independent e konfirmon këtë teori me një publikim të bërë së fundmi duke zbuluar edhe disa mënyra se si mund të lexosh më shumë nëse po përjeton fenomenin e pamundësisë për të lexuar.
– Lexo kapitullin e parë: nëse ke kohë pa lexuar nis me hapa të vegjël dhe shtoje ritmin rrugës.
– Skedulo 20 minuta për të lexuar: Lëri ekranet mënjanë dhe kushtoji kohë vetëm 20 minuta një libri.
– Lexo kur je në lëvizje: nëse je duke udhëtuar, ose duke qëndruar në kafe, lexo.
– Bashkoju një grupi leximi: Kjo do të të motivojë të lexosh më tepër.
Leximi i librit sugjerohet të bëhet pjesë e rutinës së kujdesit për veten, njësoj si aktiviteti fizik./hej.al