Një status i aktores së njohur Ema Andrea mbi dënimin e kryerjes së marrëdhënieve seksuale në publik ka “trazuar ujrat” dhe është konsideruar si një thumb për çiftin e BBV, Meriton Mjekiqi e Ilnisa Agolli, videot e të cilët duke bërë seks brenda shtëpisë u bënë virale.
“Kodi Penal/ Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në vende publike ose në vende të ekspozuara nga vështrimi i njerëzve përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit”, tha shkruar aktorja, status që është menduar si një “kunj“ ndaj çiftit, duke bërë që të reagonte edhe vëllai i gazetares.
“Meqë aktorëve iu duket vetja juristë, të lexojnë mirë kodin penal”, u shpreh Kevin Agolli në rrjetet sociale, duke i kundërpërgjigjur Ema Andreas.
Por, aktorja ka sqaruar se deklarata e saj lidhur me dënimin e seksit në publik nuk i referohej Ilnisa Agollit dhe Meriton Mjekiqit.
Pavarësisht kësaj, ndjekësit në rrjete sociale janë të bindur se ky ishte një “thumb: për çiftin Ilnisa-Meriton./hej.al