Fermerët kanë thyer disa nga rregullat e Agait në “Ferma VIP”. Disa prej tyre kanë hequr mikrofonat, kanë pëshpëritur dhe nuk kanë pranuar t’i vendosnin sërish. Albano ishte fermeri i cili nuk e ka vendosur më shumë mikrofoninin dhe Dijonisi për fjalorin e përdorur ndaj Baby G, Agai si dënim ka marrë se ata duhet të rrinë tek shtëpija e fakirëve.
“Ky detaj i vogël, por themelor nuk duhet të cënohet në asnjë moment, por ju e keni bërë. Albano dhe Dijonisi do të marrin një dënim nga Agai, Albano për mosvendosje mikrofoni dhe Dijonisi për debatin me Baby G. Të dy do të shkoni tek shtëpija e fakirëve. Nuk u lejohet të hyni në shtëpi tek fermerët e tjerë. Do të keni një paketë ushqimore të caktuar nga Agai. Paradite dhe pasdite do të bëni gjithë punët e fermës. Dushin dhe nevojat do i kryeni tek çezma. Ky vendim do të zbatohet deri të premten në mëngjes. Në rast sjellje të mirë, ky dënim mund të zgjasë më pak”, tha Fioralba./hej.al