Në TikTok po qarkullon një teori për muajin prill, siç qarkulloi dhe një tjetër për marsin. Sipas astrologëve dhe spiritualistëve që ndajnë çdo gjë me njerëzit në rrjetet sociale, muaji prill është periudha e fillimeve të reja, e lënies pas të çdo problemi dhe e energjisë së keqe. Marsi ndërkohë ishte e kundërta, një muaj me emocione të forta, zhgënjim dhe vetmi.
Por pse besohet se kjo teori shkon më tej?
Besohet se prilli ndikon në humor, në arritjen e qëllimeve, nxit energjinë. Fillimet e reja që i përkasin kësaj periudhe i besojnë edhe kulturat krisitiane, hebre, apo hindu. Prej tyre, çelja e natyrës, zgjatja e ditës dhe të tjera ndryshime që bota i merr në këtë kohë, ndikojnë në mënyrën si shohim jetën dhe vazhdimësinë e vitit. Optimizmi është ndjeshëm në rritje.
Nga aspekti astrologjik, kemi një Mërkur në prapavijë që njihet për ndryshimet e vrullshme që të detyron të bësh. Po ashtu, kalimi nga Peshqit në Dash, tregon se jemi një hap pranë së panjohurës dhe shkojmë drejt saj me kuriozitet e guxim./hej.al