Elvana Gjata surprizoi njerëzit me ndryshimin drastik në pamje kur publikoi një video me flokë rozë. Me pak koment këngëtarja e ka bërë të qartë se ndryshimi lidhet me një projekt të ri. Më shumë pritet të zbulohet së shpejti.
Ndërkohë rrjeti u nda në dy grupe. Shumica thonë se duket bukur, ndërsa të tjerë mendojnë se e ka tepruar.
Nuk është ende e qartë nëse Elvana ka lyer flokët e saj, por duke marrë parasysh sa besnike i ka qëndruar ajo ndër vite pamjes si brune, me shumë pak ndryshime në bionde, ky transformim mundet të mos jetë afatgjatë./hej.al