Miliarderja 67-vjeçare, kontraktore e pasurive të paluajtshme, Truong My Lan, është dënuar me vdekje për një mashtrim prej 44 miliardë dollarësh. Ishte gjyqi më i madh i mbajtur ndonjëherë në Vietnam, siç i ka hije një prej mashtrimeve bankare më të pabesueshme.
Manjatja vietnameze Truong My Lan u dënua me vdekje të enjten në një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në histori. Prokurorët thanë se dëmet totale të shkaktuara nga mashtrimi arritën në 27 miliardë dollarë, ekuivalente me 6% të PBB-së së vendit në vitin 2023.
Sipas urdhrit të sotëm të gjykatës, Lan-it i kërkohet të shlyejë 27 miliardë dollarë, një shumë që prokurorët thonë se mund të mos shlyhet kurrë.
Disa besojnë se dënimi me vdekje është vendosur për t’i bërë presion biznesmenes për të mbledhur miliardat e humbura. Siç raporton BBC-ja, në sallën e gjyqit kolonial të qytetit Ho Chi Minh, 67-vjeçarja Lan u dënua për grabitjen e një prej bankave më të mëdha të vendit për 11 vjet. Ky është një vendim i rrallë pasi Lan është një nga gratë e pakta në vend që është dënuar me vdekje për një krim kaq të rëndë financiar. Trung My Lan kishte marrë 44 miliardë dollarë (35 miliardë £) kredi nga Banka Tregtare Saigon. Për këtë rast të profilit të lartë janë thirrur për të dëshmuar 2700 persona, ndërsa kanë marrë pjesë 10 prokurorë të shtetit dhe rreth 200 avokatë. Provat ishin në 104 kuti që peshonin gjithsej gjashtë tonë. Tetëdhjetë e pesë të pandehur u gjykuan së bashku me Trung My Lan, e cila i mohoi akuzat./hej.al