Dasma e Meghan Markle dhe Princit Harry është padyshim një ndër më të bukurat të pallatit mbretëror. Por Meghan në atë ditë të veçantë nuk zbatoi me rigorozitet të gjitha traditat e familjes mbretërore. Bright Side liston disa cilat zakone mbretërore të cilat janë shkelur nga Meghan.
Ajo foli për lidhjen e tyre më herët seç duhej!
Meghan diskutoi lidhjen e saj me Princin Harry përpara se të bëhej zyrtare. Ajo e njoftoi këtë në revistën Vanity Fair në shtator 2017 për herë të parë. Meghan tha se ajo dhe Harry ishin të dashuruar dhe thjesht donin të ishin bashkë. Sot është e vështirë të befasosh dikë me informacione, por sipas traditave të familjes mbretërore ajo nuk duhej ta bënte para fejesës zyrtare.
Çifti nuk heziton të shfaqë ndjenjat e tyre në publik!
Meghan Markle dhe Princi Harry nuk ngurruan kurrë të shprehnin ndjenjat e tyre në publik. Ata u panë për herë të parë të kapur për dore gjatë Lojërave Invictus në Toronto, që ndodhi para fejesës së tyre.
Ajo vjen nga një familje e zakonshme!
Ndryshe nga të afërmit e gruas së Princit William, prindërit e Meghan janë njerëz të zakonshëm. Nëna e saj Doria Ragland, punon si punonjëse sociale dhe mësuese yoga dhe babai i saj, Thomas Markle, drejtor ndriçimi në xhirimet e shumë filmave dhe serialeve televizive. Meghan Markle u bë e famshme si aktore falë përpjekjeve dhe talentit të saj. Ajo ka dëshmuar se, nëse dëshiron, mund të arrish gjithçka pa pasur asnjë lidhje.
Ajo mbajti një fjalim në dasmë!
Dukesha e Sussex-it mbajti një fjalim të shkurtër në fund të ceremonisë ku falënderoi Mbretëreshën , Princin Charles dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore për pritjen e tyre të ngrohtë ndaj saj dhe të afërmve të saj.
Asnjë shkelje e traditave të dasmës nuk mund të ndalojë ndjenjat e vërteta. Është e lehtë të shihet se ky çift është plotësisht i dashuruar dhe i lumtur./hej.al