Prindërimi mund të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj, veçanërisht në mënyrën se si lidheni me familjen tuja të re. Disa zbulojnë se të pasurit e një fëmije forcon lidhjet familjare, ndërsa të tjerë mund të përballen me konflikte të vazhdueshme me të afërmit. Kjo ka ndodhur edhe me një përdorues të Reddit, i cili pa vjehrrën e tij duke ushqyer fshehurazi foshnjën e tij të porsalindur.
Ai është një baba beqar i cili ende ndodhet në zi, pasi bashkëshortja e tij ndërroi jetë gjatë lindjes së foshnjës së tyre të parë.
“Unë jam i ve. Kam humbur gruan time vetëm disa minuta pasi ajo lindi fëmijën tonë të parë, Sammy. Ajo kishte një shtatzëni të vështirë kështu që mora një leje të pacaktuar 3 muaj para se të lindte. Sammy është 4 muajshe tani dhe para se të kthehesha në punë, pyeta vjehrrën nëse mund të gjente një dado për vajzën, që të kujdesej për të. Por vjehrra këmbënguli që të ishte ajo dadoja për mbesën, vullnetarisht”, tregon ai.
Ndër të tjera ai tregon se pas këtij momenti i dha një çelës vjehrrës që të vinte në banesën e tij në çdo kohë gjatë ditës, 30 minuta para se të nisej për punë.
“Gjithçka ishte mirë për dy javët e para derisa vura re se Sammy nuk po ushqehej aq shumë. E pyeta Sandrën për këtë, se pse Sammy nuk ushqehet mirë. Ajo tha se po përpiqet të ushqejë vajzën time me gji. Fillimisht mendova se po bënte shaka, pastaj kuptova se nuk po bënte shaka. Ajo tha se Sammy duhet të kapte gjirin për disa minuta çdo ditë për të aktivizuar prodhimin e qumështit. U shokova dhe i thashë që ajo nuk duhet të jetë dado e fëmijës tim”, tregon ai.
E di që MIL po vuan humbjen e vajzës së saj, po ashtu edhe unë. Por ajo e kaloi kufirin kur shpërfilli dëshirat e mia. Ajo është shumë e mërzitur me mua. SIL dhe BIL po më quajnë të pamëshirshëm. Shumë njerëz në komente ishin në anën e Redditor, duke komentuar:
“Përpjekja e saj për të ushqyer vajzën tuaj me gji pa lejen tuaj është e rëndë dhe krejtësisht e gabuar”.
Të qenit prindër mund të ndryshojë mënyrën se si funksionon familja. Disa familje afrohen më shumë, por të tjera mund të kenë probleme të vazhdueshme me të afërmit. Për shembull, ishte një vjehërr që u grind sepse donte pagesën për të kaluar kohën me nipin e saj./hej.al