Historia e dashurisë së futbollistit të njohur Lionel Messi dhe partneres së tij, lindi që në fëmijëri, në Argjentinë. Çifti u njohën përmes mikut të fëmijërisë së Messit dhe kushëririt të Roccuzzo-s, Lucas Scaglia. Edhe kur Messi u transferua te Barcelona për karrierën e tij në futboll, ata qëndruan në kontakt.
Marrëdhënia e tyre mori një kthesë të rëndësishme në 2005 kur Messi u kthye në Argjentinë për të qenë atje për Roccuzzo pasi ajo humbi tragjikisht shoqen e saj më të mirë. Ata janë çift që nga viti 2009 dhe e bënë publike lidhjen e tyre në mesin e viteve 2000. Shpesh dyshja tregohet e rezervuar në lidhje me jetën private, por nuk mungojnë asnjëherë fotot krah njëri-tjetrit, citon Bright Side.
Bukuria e Roccuzzo-s është padyshim magjepsëse, por përkushtimi i Messit ndaj saj shkon përtej pamjes së saj.
Dasma e tyre në 2017 u quajt si “Dasma e Shekullit”, ku të ftuar ishin rreth 260 persona duke përfshirë emra të famshëm si Luis Suarez, Gerard Pique dhe Shakira. Messi është aq i përkushtuar ndaj gruas së tij, saqë shmang çdo kontakt fizik me femrat e tjera.
Messi aspironte të bëhej futbollisti më i mirë në botë për të siguruar një jetë të mrekullueshme për Roccuzzo. Megjithatë, pasi u martuan, fansa të shumtë femra u përpoqën të testonin besnikërinë e tij. Messi përmbahet nga kontaktet fizike me femrat e tjera, sepse për të intimiteti është i rezervuar vetëm për gruan e tij.
Shumë njerëz e kanë vënë re se Messi shfaqet i sikletshëm në fotot me femra të tjera. Ai zakonisht qëndron në një pozë të pazakontë, me krahët në anën e tij ose duart në xhepa.
Kjo sjellje thuhet se është për shkak se ai dëshiron të parandalojë mediat që të keqinterpretojnë fotot dhe të nënkuptojnë diçka të papërshtatshme kur nuk ka. Edhe kur ka bërë një foto me Shakirën ka mbajtur distancën duke theksuar se lidhja e tyre ka qenë thjesht platonike. Ai ka prioritet të jetojë një jetë private me Roccuzzo dhe fëmijët e tyre, duke theksuar vazhdimisht përkushtimin e tij të palëkundur ndaj gruas së tij. Ky nivel përkushtimi është me të vërtetë i rrallë dhe i admirueshëm./hej.al