Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar NASA-n të vendosë një standard të ri kohor për Hënën deri në vitin 2026, i njohur si Koha e Koordinuar Hënore (LTC).
Kjo nismë synon të sigurojë një referencë zyrtare kohore për misionet e ardhshme hënore në mes të një gare hapësinore në rritje që përfshin SHBA, Kina, Japonia, India dhe Rusia. LTC do të zhvillohet në bashkëpunim me disa departamente qeveritare dhe partnerë ndërkombëtarë, duke përfshirë nënshkruesit e Marrëveshjes Artemis, një grup parimesh që rregullojnë eksplorimin e hapësirës.
Qëllimi është sinkronizimi i teknologjisë dhe misioneve me kohën e saktë, thelbësore për sigurinë dhe saktësinë në operacionet hapësinore
L.C