ATHINË, Greqi — Partia konservatore qeverisëse e Greqisë ka shtuar një politikan të dënuar nga minoriteti etnik grek i Shqipërisë në listën e saj të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, duke shtuar tensionin tashmë ekzistues midis dy vendeve.
Fredi Beleris u zgjodh kryebashkiak i qytetit të Himarës në Shqipërinë e Jugut vitin e kaluar, por u arrestua me akuza për blerje votash dhe nuk u betua. Ai u dënua me dy vjet me kusht në mars. Politikani kishte mohuar akuzat kundër tij dhe qeveria greke e quajti paraburgimin e tij të padrejtë, duke kërcënuar se do të bllokonte përpjekjen e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Beleris postoi në Facebook të martën, duke thënë: “Është një betejë për sundimin e ligjit dhe demokracinë.
L.C