Bota e klikimeve për fat të keq ka deformuar edhe botën e televizionit. Personazhet televiziv duket se nuk gjejnë rrugë tjetër perveçse përflitjes në rrjete për gjëra që nuk ju kanë ndodhur, ose ju kanë ndodhur.., dmth nuk ju kanë ndodhur…Audienca në rrjete merret një javë rresht, portalet, faqet e instagramit gjithashtu. Vipat nga ana e tyre shijojnë rrëmujën në rrjetet sociale, e cila përkthehet në klikime dhe ndjekës në instagram dhe në më shumë famë natyrisht. I tillë është dhe rasti i Bora Zemanit, prezantueses së bukur të televizionit, e cila sot ka një tjetër sfidë. Ajo drejton një program në Top Channel ku vetë është dhe autore dhe moderatore. Programi quhet “Cherry on Top”. Në reklamën e puntatës së dytë, Bora shfaqet me duart në bark qartësisht duke nënkuptuar shtatzaninë. Këtë imazh ajo e vendos disa sekonda në promon javore të emisionit duke i mbivendosur këto fjalë: “Një lumturi kaq e madhe nuk mbahet dot vetëm për vete”. Kaq u desh të vërshonin titujt në portale. Madje edhe në vetë faqen online të tv-së ku ajo punon (Top Channel) shfaqet titulli: “Bora Zemani është shtazënë!”. Reklama e programit të ri u bë. Qëllimi u arrit. Mirëpo disa muaj më parë, Bora bëri të njëjtin veprim, këtë herë duke u ndihmuar edhe nga vëllai i partnerit të saj, aktori Romeo Vesho. Pikërisht në premierën e filmit “5 herë jo” të Donaldit (partnerit), Bora merr propozimin për martesë dhe në videon e publikuar dëgjohet zëri i Romeos i cili thotë: “Do të bëhem xhaxha?”. Kaq u desh dhe media sërish nisi xhiron e diskutimit:- është Bora shtatzënë apo jo. Pas zhurmës Bora sqaroi se nuk ishte shtazënë, por i gjithë ky trazim ndihmoi gjithashtu që audienca të merrte dhe informacionin se Donald Veshaj kishte realizuar një film.
Dy momentet e zgjedhura prej moderatores nuk duken aspak rastësore, por të përcaktuara me kujdes. Ndjekësit tanë të cilët na shtynë ta bëjmë këtë shënim këmbëngulin se Bora e ka përdorur shtazaninë edhe në programin “3-shat” vite më parë në plaformën digjitale TRING, por ne nuk e gjetëm këtë moment në rrjet. hej.al