Amos Zaharia flet në Vizionin e Pasdites në Vizion Plus për divorcin e vështirë dhe videon që u bë publike në konfliktin midis Elia Zaharisë dhe princ Lekës. “Unë jam pranë Elias me gjithë qenein time kur ajo ka nevojë. Problemet I bashkojnë edhe më shumë njerëzit. Këto janë gjëra që unë parapëlqej ti shikoj si fakte të natyrshme të jetës. Nuk është se kjo tronditje do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhur. Duhet të përballesh me faktet ti superosh e të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Pyetjes se si e ka përjetuar nëna dhe babai i tij videon që u publikua mbi divorcin e Elias dhe Princit Amos tha se: “Prindërit janë më të ndjeshëm edhe Elia e ka përjetuar keq, megjithatë çdo gjë është kalimtare në këtë jetë.