Amos Zaharia më në fund flet për Elian dhe princ Lekën: “Ngjarja ishte tronditëse”
“Askush nuk e do divorcin. Në momentin që gjen një person me të cilin martohesh, mendon se kërkimi i gjysmës tënde ka marrë fund, ndodh që nuk është gjithmonë ky rasti. Këto janë njerëzore. Patjetër që është tronditëse për mua si vëlla, si miku i saj më i mirë. Por nga ana tjetër kjo tronditje nuk do të ndihmojë që kjo gjë të mos kishte ndodhdur. Duhet të përballesh me faktet dhe të ecësh përpara. Ne këtë po bëjmë. Çdo gjë është kalimtare në jetë. Njeriu është qenie e fortë”. Vëllai i Elia Zaharisës, Amos Zaharia, ditën e sotme ka folur për herë të parë për këtë situatë dhe divorcin e motrës në Vizionin e Pasdites në Vizion Pls..
Elia Zaharia dhe Princ Leka u divorcuan zyrtarisht më 25 prill 2024, pas një kalvari të gjatë në dyert e gjykatës. Në media u aludua se divorci erdhi për shkak të tradhtisë, pasi Princ Leka ka krijuar një marrëdhënie të re me fotografen Blerta Celibashi. Amos tha gjithashtu se askush nuk e do divorcin, por kjo gjithashtu është njerëzore.