Njerëzit që jetojnë në zonat e urbanizuara mund të kenë humbur mikrobet e shëndetshme të zorrëve që na ndihmojnë të tretim fibrat, ka treguar një studim i ri.
Fibrat e mbajnë zorrën tonë të shëndetshme dhe celuloza është një nga komponentët e fibrave dietike që mund të gjenden në perime ose produkte me drithëra të plota.
Mënyra se si jetojmë dhe ushqehemi në shoqëritë e industrializuara mund të ketë ndikuar në ndarjen e fibrave në zorrë, sipas një analize të re evolucionare.
Një ekip studiuesish nga Universiteti Ben-Gurion i Negevit (BGU) në Izrael zbuloi një rënie të baktereve degraduese të celulozës në mikrobiomën e zorrëve të njeriut, veçanërisht në shoqëritë e industrializuara. Ata publikuan raportin e tyre në revistën “Science”.
“Gjatë gjithë evolucionit njerëzor, fibra ka qenë gjithmonë një shtyllë e dietës njerëzore,” tha në një deklaratë Sarah Moraïs, një studiuese në biologjinë molekulare dhe biokiminë nga BGU.
“Është gjithashtu një komponent kryesor në dietën e paraardhësve tanë primat. Fibra e mban të shëndetshme florën tonë të zorrëve,” shtoi ajo.
“Nuk është detyrë e lehtë të degradosh celulozën, pak baktere mund ta bëjnë këtë,” tha në një deklaratë Edëard Bayer, një profesor nga Instituti Ëeizmann në Izrael dhe bashkëautor i studimit. “Celuloza është e vështirë për t’u tretur sepse është e patretshme. Fibra në zorrë është si një trung peme në një pishinë; laget, por nuk tretet,” shpjegoi ai. “Në fund të fundit, celulozomet e kthejnë fibrën në sheqerna që ushqejnë një komunitet të tërë”, shtoi ai.
Bakteret që prodhojnë celulozomë gjenden në mikrobiomën e lopëve dhe deleve,. Mund të gjendet edhe tek primatët.
Sipas analizës së studiuesve, llojet e Ruminococcus ishin më të përhapura në shoqëritë e lashta njerëzore, komunitetet e gjuetarëve-mbledhësve dhe popullatave rurale. Por prania e tyre është shumë më e rrallë në mesin e njerëzve që jetojnë në shoqëritë e industrializuara si Danimarka, Kina, Suedia dhe SHBA-ja, thanë autorët, ndoshta për shkak të një ndryshimi drejt një diete me më pak fibra.
“Këto mikrobe janë shumë të përhapura dhe të bollshme te primatët dhe në mostrat e zorrëve të njeriut 1000 deri në 2000-vjeçare, duke sugjeruar kështu se ato mund të kenë qenë pjesë integrale e mikrobiomës së njeriut stërgjyshore”, thanë autorët.
Dietat me bazë bimore me pak karbohidrate lidhen me më pak shtim në peshë me kalimin e kohës, zbulon një studim i ri
Shërbimi Shëndetësor Kombëtar i Mbretërisë së Bashkuar rekomandon që të rriturit të konsumojnë 30 gram fibra në ditë. Megjithatë, konsumi mesatar i të rriturve është 20 gram në ditë.
Për të rritur marrjen e fibrave, ju mund të ndërroni drithërat e rafinuara si buka e bardhë dhe makaronat me homologët e tyre me grurë të plotë, si orizi kaf, quinoa dhe tërshëra.
Konsumimi i më shumë frutave dhe perimeve ndihmon gjithashtu, si dhe fasulet, thjerrëzat dhe qiqrat. Arrat dhe farat janë gjithashtu burime të fibrave që mund të përfshihen shpejt në vakte. Hej.al