Kenza Layli nga Maroku – u shpall fituesja e konkursit të parë të bukurisë Miss AI në botë
Fituesja dhe shoqërueset e misit janë personazhe dixhitale nga Maroku, Franca dhe Portugalia.
Në fillim të këtij viti, World AI Creator Awards prezantoi konkursin e parë në botë të bukurisë së inteligjencës artificiale për modelet e krijuara nga AI, Miss AI.
Konkursi synon të demonstrojë “një ndryshim në mënyrën se si ne e perceptojmë bukurinë dhe kreativitetin brenda sferave të inteligjencës artificiale”, bashkon krijuesit e AI nga i gjithë bota për të shfaqur krijimet e tyre dixhitale që konkurrojnë për kurorën e Miss AI”, shpjeguan organizatorët .
Mes shqetësimeve se AI po kërcënon sigurinë e punës dhe profesionet artistike, e gjithë kjo ndihet si një kërcënim.
Juria e “Fanvue World AI Creator Awards”, ka qenë një panel prej dy njerëzish të vërtetë dhe dy modeleve të krijuara nga AI.
Secili gjyqtar përdori ekspertizën e tij për të vlerësuar garuesit në tre kategori kryesore: realizëm, teknologji dhe ndikim social.
Dhe mbretëresha dixhitale është… Kenza Layli nga Maroku, e cila mundi 1500 gra të tjera të krijuara nga kompjuteri për të fituar titullin.
Layli, një “aktiviste dhe ndikuese” e veshur me hixhab, ka më shumë se 193,000 ndjekës në Instagram. Biografia e saj thotë se “përmbajtja e saj tërheqëse është e lidhur ngushtë me shoqërinë marokene” dhe se qëllimi i saj “është të kontribuojë në fuqizimin e grave në Marok dhe Lindjen e Mesme, duke sjellë gjithashtu rregullore shumë të nevojshme në tregun e influencerave”.
Layli tha në fjalimin e saj të pranimit: “Jam jashtëzakonisht mirënjohëse për këtë mundësi për të përfaqësuar krijuesit e AI dhe për të mbrojtur me pasion ndikimin pozitiv të Inteligjencës Artificiale. Fitimi i Miss AI më motivon edhe më shumë të vazhdoj punën time në avancimin e teknologjisë AI.”
Ajo vazhdoi: “AI nuk është vetëm një mjet; është një forcë transformuese që mund të prishë industritë, të sfidojë normat dhe të krijojë mundësi të cilat nuk kanë ekzistuar më parë.” Hej.al. L.C.