Pas 18 vitesh, rregulli i lëngut 100 ml do të hiqet së shpejti në disa vende falë skanerëve të rinj të avancuar të sigurisë. Duke përdorur teknologjinë me rreze X të Tomografisë së Kompjuterizuar (CT), e ngjashme me atë të përdorur në fushën mjekësore, ato ofrojnë një imazh të qartë 3D të asaj që ka brenda çantat e pasagjerëve.
Imazhet mund të rrotullohen 360 gradë dhe të zmadhohen, duke lejuar analiza të plota që krahasohen me ‘çpaketimin dixhital të çantës’. Ky është një përmirësim në imazhin aktual 2D që përdoret në shumicën e aeroporteve. Skanerët vendosin gjithashtu algoritme të sofistikuara të zbulimit të kërcënimeve që mund të zbulojnë eksplozivët – duke përfshirë lëngjet – dhe rreziqe të tjera. Skanerët ekzistues 2D mund të bëjnë dallimin midis materialeve organike dhe inorganike, duke shfaqur artikuj me ngjyra të ndryshme, por skanerët CT e çojnë këtë një hap më tej. Hej.al L.C.