Në Greqi vendasit kanë vënë në funksion një metodë efikase për identifikimin e shkeljeve në plah: dronët. Ata kanë krijuar një aplikacion që raporton qytetarët për të luftuar mbipopullimin.
Si rrjedhim plazhet greke të mbuluara me shezllone po bëhen një pamje më e rrallë pasi dronët patrullojnë për të zbatuar rregullat e reja. Në shënjestër janë restorantet, baret pa leje për ndenjëse në plazh.
Dronët identifikojnë gjithashtu bizneset që vendosin ulëse shumë afër detit – shezlongët dhe çadrat duhet të jenë të paktën katër metra nga bregu, sipas legjislacionit të prezantuar në mars. Kjo do të thotë se karriget me qira nuk lejohen më në plazhet që janë më pak se katër metra të gjera.
Aplikacioni dixhital quhet MyCoast, dhe lajmëron institucionet ligjore si dhe inkurajon qytetarët të raportojnë shkeljet.
Në fillim të këtij muaji, mediat lokale raportuan se janë pranuar mbi 1,000 ankesa që kanë rezultuar në mbi 350,000 € gjoba për shkelje në vetëm pesë ditë.
“Qëllimi ynë është të mbrojmë, nga njëra anë, mjedisin dhe të drejtën e qytetarëve për akses të lirë në plazh, dhe nga ana tjetër, të ruajmë produktin tonë turistik si dhe sipërmarrjen e shëndetshme të përfaqësuar nga biznesi”, deklaroi ministri grek i Ekonomisë Kombëtare dhe Financave, Kostis Hatzidakis.
Cilat plazhe po përballen me goditjet e shezllongëve në Greqi?
Plazhi i Kryonerit në bregdetin veriperëndimor të vendit mori 169 ankesa në fillim të këtij muaji. Shumica e restoranteve përdornin një pjesë të plazhit që e kalonte zonën e rënë dakord. Plazhi pranë Valtos mori gjithashtu një sërë ankesash.
Në anën e kundërt dhe Nea Heraklia në Halkidiki u identifikuan për shkelje të ngjashme, së bashku me plazhin Klima në ishullin Aegina dhe plazhin Masouri në Kalymnos. Plazhet në destinacionet e njohura turistike si Korfuzi dhe Rodos janë gjithashtu në shënjestër.
Gjoba më e madhe – 220,000 € – iu dha një biznesi që u zbulua se operonte pa licencë në plazhin Thymari në Anavyssos – një orë me makinë në jug të Athinës.
Qëllimi i aplikacionit dhe i patrullave të dronëve është të zbatojnë legjislacionin e prezantuar nga Ministria e Ekonomisë Kombëtare dhe Financave në muajin mars.
Në atë kohë, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis publikoi një video në TikTok duke njoftuar rregullat e reja
Sipas ligjit, plazhet në Greqi tani duhet të jenë 70 për qind pa shtretër dielli, dhe 85 për qind për ato në zonat e mbrojtura, ku ndërtimet tani janë gjithashtu rreptësisht të kufizuara.
Me fillimin e sezonit turistik veror, kontrollet e reja thuhet se po ndihmojnë në uljen e mbipopullimit dhe privatizimit të paligjshëm të plazheve greke.
Priten goditje të mëtejshme mbiturizmin në vend, duke përfshirë kufizimet që do të vendosen për anijet turistike që ankorohen në ishujt e njohur grekë të Mykonos dhe Santorini nga viti 2025. HEJ.al L.C.