Sfungjerët e kuzhinës jane vendi ku grumbullohen të gjithë bakteret të dëmshme.
Struktura e vrimës së një sfungjeri është arsyeja pse konsiderohet një vatër për mikrobet. Këto mjete pastrimi me lagështirë janë krijuar për të thithur ujin dhe lëndët e tepërta ushqimore të mbërthyera në tenxhere dhe tigane, por ato gjithashtu mbajnë dhe baktere. Në fakt, një studim i vitit 2020 nga Shoqata Amerikane për Mikrobiologji zbuloi se salmonela mund të mbijetoj deri në 16 ditë në sipërfaqen e sfungjerit. Jo vetëm kaq, por sfungjerët mund të përmbajnë myk dhe patogjenë që vijnë nga ushqimi.
Sado e thjeshte të duket, pastrimi i rregullt i sfungjerëve tuaj mund të jetë mënyra më e mirë për të shmangur përhapjen e mikrobeve nëpër shtëpinë tuaj dhe enët e gatimit.
Si të pastroni një sfungjer në ujë të vaket
Nëse disa opsione të thjeshta pesë-minutëshe nuk janë të mjaftueshme për t’ju bindur që të pastroni sfungjerët tuaj nga miliona mikrobe të vogla që fshihen brenda tyre, merrni parasysh diçka edhe më të drejtpërdrejtë: ujin e vluar. Për këtë metodë, zieni 1 gotë ujë në një tenxhere dhe lëreni sfungjerin të zhytet deri në shtatë minuta, më pas nxirreni jashtë, lëreni të ftohet dhe shtrydheni që të thahet.
Luna.C