“Trump po flet si Hitleri, Stalini dhe Musolini”, thotë fituesja e çmimit Pulitzer gazetarja dhe shkrimtarja Anne Applebaum. Ja se si e shpjegon ajo retorikën e Donald Trump në fushatën presidenciale.
Retorika ka një histori. Fjalët demokraci dhe tirani u debatuan shumë në Greqinë e lashtë; fraza: “ndarje e pushteteve”, u bë e rëndësishme në shekujt 17 dhe 18. Fjala “parazitë”, si term politik, daton nga vitet 1930 dhe 1940, kur si fashistët ashtu edhe komunistët pëlqenin t’i përshkruanin armiqtë e tyre politikë si parazitë, infeksione gjaku, insekte, barëra të këqija, pisllëk madje dhe kafshë. Termi është ringjallur, në një fushatë presidenciale amerikane, me përshkrimin e Donald Trump për kundërshtarët e tij si “banditë të së majtës radikale” që “jetojnë si parazitë”.
Në vitin 1938, Adolf Hitler vlerësoi bashkatdhetarët e tij që sipas asaj që ai vetë tha e kishin ndihmuar “të pastrohet Gjermania nga të gjithë ata parazitë që pinë në pusin e dëshpërimit të Atdheut dhe të Popullit”. Në Varshavën e pushtuar, një poster i vitit 1941 shfaqte një vizatim të një morri me një karikaturë të një fytyre hebreje. Slogani: “Hebrenjtë janë morra: ata shkaktojnë tifo”. Gjermanët, përkundrazi, ishin të pastër, të shëndetshëm dhe pa parazitë. Hitleri dikur e përshkroi flamurin nazist si “shenja fitimtare e lirisë de pastërtisë së gjakut tonë”.
Stalini përdori të njëjtin lloj gjuhe pothuajse në të njëjtën kohë. Ai i quajti kundërshtarët e tij “armiq të popullit”, duke lënë të kuptohet se ata nuk ishin qytetarë dhe se nuk gëzonin të drejta. Ai i portretizoi ata si parazitë, ndotje, ndyrësi që duhej “të nënshtroheshin pastrimit të vazhdueshëm” dhe i frymëzoi shokët komunistë të përdornin retorikë të ngjashme.
Kjo lloj gjuhe nuk kufizohej vetëm në Evropë. Mao Ce Duni gjithashtu i përshkroi kundërshtarët e tij politikë si “barërat e këqija helmuese”. Pol Pot foli për “pastrimin” e qindra mijëra bashkatdhetarëve të tij në mënyrë që Kamboxhia të “pastrohet”.
Në secilën prej këtyre shoqërive shumë të ndryshme, qëllimi i kësaj lloj retorike ishte i njëjtë. Nëse i lidhni kundërshtarët tuaj me sëmundje, sëmundje dhe gjak të helmuar, nëse i dehumanizoni si insekte ose kafshë, nëse flisni për t’i shtypur ose pastruar si të ishin dëmtues ose baktere, atëherë mund t’i “eleminoni” shumw lehtw. Nëse ata janë parazitë, ata nuk janë njerëz. Nëse janë parazitë, ata nuk mund të gëzojnë lirinë e fjalës, apo liri të çfarëdo lloji. Dhe nëse i shtypni, nuk do të mbani përgjegjësi.
Deri vonë, kjo lloj gjuhe nuk ishte një pjesë normale e politikës presidenciale amerikane.
Në fushatën e vitit 2024, kjo vijë është kaluar. Trump mjegullon dallimin midis emigrantëve të paligjshëm dhe imigrantëve të ligjshëm – këta të fundit duke përfshirë gruan e tij, ish-gruan e tij të ndjerë, vjehrrat e kandidatit të tij dhe shumë të tjerë. Ai ka thënë për emigrantët: “Ata po helmojnë gjakun e vendit tonë” dhe “Ata po shkatërrojnë gjakun e vendit tonë”.
Duke përdorur këtë gjuhë, Trump e di saktësisht se çfarë po bën. Ai e kupton se çfarë epoke dhe çfarë lloj politike ngjall kjo gjuhë. “Unë nuk e kam lexuar Mein Kampf”, deklaroi ai, i paprovokuar, gjatë një mitingu
Anne Applebaum