Udhëtimi në vende të ndryshme është mjaft i shtrenjtë, ku biletat e avionit dhe rezervimet e hoteleve rriten çdo ditw. Evropa, në veçanti, është një nga kontinentet më të shtrenjta për t’u vizituar. Nëse po planifikoni një ekskursion evropian, këto qytete ofrojnë atraksionet dhe aktivitetet më të lira.
Për të përpiluar listën më poshtë, studiuesit shikuan qytetet evropiane më të vizituara në vitin 2023. Çdo vendndodhje është renditur në bazë të numrit të përgjithshëm të ofertave falas nëpër kategori.
Qyteti më i mirë evropian për t’u vizituar me një buxhet jo të lartë është Londra në Angli. Kryeqyteti britanik ka mbi 1200 atraksione që kushtojnë 0 lekë për t’u ndjekur, nga festivalet deri te garat me varka. Dhe ndërsa ka shumë turne me pagesë në qytetin historik, ju mund të bashkoheni në gati 80 prej tyre pa pagesë.
Parisi, Francë, është një tjetër zgjedhje popullore për udhëtarët kursimtar. Kur sondazhi u krye në shkurt 2024, Qyteti i Dritës krenohej me 30 muzeume falas, 685 ngjarje falas dhe 94 turne falas me guida. Dhe sigurisht arkitektura e famshme e qytetit, duke përfshirë Arc de Triomphe, nuk kushton asgjë për t’u admiruar.
Në vendin e tretë është kryeqyteti spanjoll Madrid. Nuk ka asnjë tarifë për të hyrë në Muzeun Matadero de Madrid, i cili pret koncerte dhe ekspozita arti në vendin e një ish thertoreje. Vizitoni Parkun El Retiro – një nga më të mëdhenjtë në qytet. Madridi kishte gjithashtu 227 atraksione falas dhe 176 turne falas me guidë në kohën kur u mblodhën të dhënat e mëposhtme.
iew the rest of Europe’s top 10 cities for free attractions below:
Ranking | City | Free museums | Free events | Free guided city tours |
1 | London, UK | 96 | 1222 | 79 |
2 | Paris, France | 30 | 685 | 94 |
3 | Madrid, Spain | 31 | 227 | 176 |
4 | Rome, Italy | 33 | 82 | 80 |
5 | Barcelona, Spain | 14 | 205 | 164 |
6 | Milan, Italy | 17 | 670 | 34 |
7 | Amsterdam, Netherlands | 18 | 721 | 49 |
8 | Prague, Czech Republic | 15 | 59 | 134 |
9 | Lisbon, Portugal | 15 | 81 | 140 |
10 | Berlin, Germany | 35 | 419 |