“Unë të vras ty ti më vret mua, këngë me kallash tekste që më vjen për të vjellë”. Sot nuk bëhet art”. Këtë deklaratë Gjergj Jorgaqi e ka bërë në programin “Livingroom” në Vizion Plus ku është ftuar për të folur mbi jetën e tij. “Në festivale nuk marrë pjesë”, tha Gjergj Jorgaqi, duke shtuar se “nuk mund të konkuroj me një vajzë që del me mbathje”. Gjergj Jorgaqi ka hequr dorë nga muzika dhe është tërhequr në shtëpinë e tij në Dardhë. “Edhe vajza ime Xhesi është zhgënjyer’, tha ai në intervistë për vajzën e tij e cili për shumë vite u mor me muzikë, por sot është në Londër dhe e ka bërë Gjergjin gjysh pasi ka një fëmijë dy vjeç. Hej.al