Nëse do të përmendej fraza “çift perfekt”, sigurisht mendja do të na shkonte edhe të Dojna Mema dhe Vlashent Sata. Dyshja duken shumë të lumtur me njëri-tjetrin, një lidhje ku përveçse partnerë janë edhe shokë me njëri-tjetrin. Mirëpo asnjë marrëdhënie nuk është perfekte, sado që në pamje të parë të duket ashtu. Në një intervistë së fundmi ku u shpreh se ka pasur shpeshherë debate të forta mes tyre si në çdo çift.
“Nuk jemi të qetë fare nëse përplasemi. Madje, kur rrinim te apartamenti i vjetër valixhja ime rrinte gjithmonë gjysmë e bërë.”-tregoi ajo mes notave humoristike në “Natë me Aulonën”.
Ajo shtoi: “Në momentin që bëhet një debat i fortë më fshihet në atë moment çdo gjë që ka ekzistuar përpara dhe them “Kjo nuk është jeta që dua”. Dhe e kam gjithnjë valixhen gati dhe shtoj vetëm ndonjë gjë kështu, është ajo pjesa e dramacitetit. E mbyll dhe e tërheq.”
Ndoshta nuk do ta besoni por Dojna është larguar mbi 20 herë nga shtëpia: “Jam larguar shumë herë. Mbi 20 herë po kthehesha ditën tjetër. Kur sa je njohur është ai që vjen të kërkon, pastaj ta merr dorën dhe ti thjesht kthehesh vetë. Por, tani që është djali sigurisht që nuk e bëj më. Futem te dhoma dhe e reflektoj me veten.”/Hej.al