Jemi në stinën më të mirë dhe të ëmbël. Stinën e vjeshtës, e hurmave, ftonjve. Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesi të bëni një marmelatë të thjeshtë dhe të shijshme prej hurme.
Përbërësit:
8 hurma të pjekura, të pastruara e të bëra pure
1 mollë, pure
1/4 f. çaji lëng limoni
750 gr sheqer
vanilje ose 2 shkopinj kanelle
Përgatitja:
Purenë e mollës dhe hurmave vendoseni në një tenxhere dhe ziejini për 15-20 minuta. Lëreni të pushojë për disa minuta, pastaj shtoni sheqerin dhe lëngun e limonit dhe ziejeni sërish deri sa të mpikset. Hiqni shkumën që nxjerr gjatë zierjes dhe në fund shtoni pak kanellë dhe liker nëse keni./Hej.al