Vonesat dhe anulimet e fluturimeve janë një stres më vete. Kujtoni radhët e gjata në aeroport dhe pritjen që nuk mbaron kurrë. Që të kurseni para, kohë dhe të mos lodheni, kur duhet të udhëtoni për të shmangur vonesat apo anulimet e fluturimeve?
Përgjigjja na vjen nga faqja e udhëtimit Expedia, e cila ka analizuar të dhënat e miliona udhëtimeve në Airlines Reporting Corporation, një bazë të dhënash që regjistron shitjet e biletave nga qindra linja ajrore në mbarë botën.
Udhëtimet ndërmjet orës 3 dhe 9 të mëngjesit përballen me më pak ndërprerje, sipas Expedia. Nëse ju urreni të udhëtoni herët dhe përfundoni duke zgjedhur një fluturim pas orës 15:00, ka shans shumë më të lartë që ai të anulohet.
Udhëtimi gjatë muajve të pikut të verës si qershori dhe korriku mund të nënkuptojë gjithashtu se keni më shumë gjasa të përballeni me vonesa. Fluturimet jashtë sezonit janë jo vetëm më të lira, por kanë më pak gjasa për t’u vonuar ose anuluar./Hej.al